Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay ka thënë se tetë persona janë plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë që tronditi vendin mbrëmjen e sotme “Kemi tetë persona të lënduar të dërguar në spitale,” tha ai dhe kërkoi nga njerëzit që të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara.
Agjencia shtetërore e lajmeve e regjimit sirian, SANA, raportoi se gjashtë persona janë plagosur në Aleppo. Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive u kërkoi banorëve të qëndrojnë larg brigjeve të Mesdheut, duke paralajmëruar se ujërat mund të rriten 50 cm për shkak të tërmeteve.
Mediat e huaja kanë raportuar për dëme në disa ndërtesa. “Ka ndërtesa që nuk janë shembur por janë dëmtuar. Frika është nëse do të ketë më shumë pasgoditje si kjo, mund të rrëzojë ato ndërtesa, duke kërcënuar jetë. Shumë njerëz këtu janë shumë të frikësuar.“, raportoi gazetari i Al Jazeera-s, Assed Baig./abcnews.al