Një tërmet i rëndë goditi mesditën e sotme Turqinë dhe Greqinë. Në Turqi lëkundjet janë ndjerë në Izmir, Stamboll, Çanakkale, Denizli, Bursa dhe qytete të tjera, por më i prekurit rezulton Izmir me disa godina të shembura tashmë.
Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë.
Ndërkohë, përmes një mesazhi në Twitter, presidenti Recep Tayyip Erdogan, shprehet se, gjendet pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti duke i siguruar se do të bëhet gjithçka për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
“Të shkuara të gjithë bashkëatdhetarëve tanë për tërmetin e rënë në Izmir.
Shteti është pranë çdo qytetari të prekur nga tërmeti. Filluam punën për nisjen e veprime në zonë”, shkruan Erdogan.