Një tërmet i një magnitude 6.4 të shkallës rihter ka goditur Kroacinë pak minuta më parë.
Epiqendra e tërmetit, i cili tronditi Kroacinë rreth orës 12.20, ishte 46 kilometra nga Zagrebi dhe nëntë kilometra në perëndim, në jugperëndim të Sisak në zonën e Petrinja, njoftoi EMSC.
Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe në Bosnje, Hungari, Çeku, Itali dhe në Malin e Zi.
Raportohen dëme të shumta materiale, ndërkohë që shumë ndërtesa janë shembur.
Ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët e bllokuar.
Vetëm ditën e djeshme, Kroacia u zgjua nga lëkundjet e një tërmeti me magnitudë 5.2. Lëkundja pati si epiqendër juglindjen e Zagrebit ndërsa u pasua edhe nga disa pasgoditje të fuqishme. Pranë epiqendrës së tërmetit autoritetet vendore thanë se rreth tremijë banorë dolën në rrugë si pasojë e panikut.
OraNews