Një lajm i hidhur mbërrin nga Izmiri në Turqi i goditur rëndë nga tërmeti. Sipas raportimeve më të fundit, mësohet se një grua shqiptare është gjetur e pajetë në rrënoja. Ajo është Nazmije Doraja, 62 vjeç, me origjinë nga Kosova. Lajmin e konfirmon ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo.
Ndërkohë që raportohet po kështu se djali I saj 28 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin duke lënë shumë viktima dhe të lënduar.
syri