Tërmeti shkatërrues në Turqi, shpërthen tubacioni i gazit natyror në Hatay

0
89

Një tërmet i fortë ka shkundur Turqinë dhe Sirinë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti ka rrafshuar me dhjetra ndërtesa duke u marrë jetën 79 personave në rajonet e Kahramanmaras, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Antiyaman dhe Malatya, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 500 në të njëjtat rajone. Ndërsa në Siri numri i të vdekurve ka shkuar në 111.

Nga tërmeti i fuqishëm ka shpërthyer tubacioni i gazit natyror në fshatin Topboğazı të rrethit Kırıkhan të Hatay.

Kreu i fshatit Topboğazı, Bilal Alpdoğan vuri në dukje se shpërthimi ndodhi menjëherë pas tërmetit të fuqishëm në dy pika të tubacionit të gazit natyror, 200 metra larg një fshati të banueshëm.