Tërmeti tragjik në Turqi, shkon në 24 numri i viktimave. Regjistrohen 410 pasgoditje

0
213

Tërmeti tragjik i magnitudës 6.6 të shallës rihter në Turqi i ka marrë jetën 24 personave deri më tani.
804 qytetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur, 743 në Izmir, 5 në Manisa, 2 në Balıkesir dhe 54 në Aydın.
Tërmeti është pasuar nga 410 pasgoditje, 33 prej të cilave me magnitudë mbi 4.0. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30 me orën lokale në turke, Izmiri është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.0 ballë.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të ndërhyjnë në 9 nga 17 ndërtesat e shembura, ndërsa puna për gjetje të jetëve të gjalla nën rrënoja ka vijuar pa ndalin edhe gjatë natës.

Ora news