Terrori në familje/ Gruaja e 35-vjeçarit kishte shkruar dy letra lamtumire, paralajmëronte vetëvrasjen

0
412

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Një 35-vjeçar mbante të mbyllur familjen brenda shtëpisë, përfshirë nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur.

Sipas policisë, i riu kishte vendosur kamera në çdo cep të shtëpisë dhe i monitoronte pjesëtarët e familjes edhe kur dilte nga shtëpia. Ai madje ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se gruaja e Jetnor Zhabolit kishte shkruar dy letra lamtumire ku u kërkonte falje familjes se saj. Ajo theksonte se nga situata e krijuar nga bashkëshorti i saj mund t’i jepte fund jetës. Çifti ka dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç.