Terrorizoi banorët me kallashnikov në Elbasan, 45-vjeçari qëllon drejt policisë dhe ia mbath në pyll

0
273

Një 45-vjeçar i identifikuar si Josif Kavaja në fshatin Zavalinë të Elbasanit ka qëlluar me kallashnikov në ajër pasditen e sotme. Burime bëjnë me dije për se 45-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë po vazhdon të kërcënojë banorët e zonës duke qëlluar në ajër vazhdimisht.

Banorët kanë njoftuar policinë por për shkak të terrenit të vështirë malor, një pjesë e tyre e kanë të pamundur ndërhyrjen e menjëhershme në zonë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Uniformat blu i kanë bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë që të mos rrezikojnë jetën.