Testi i policisë/ Kandidatët që duan që të behën pjesë e bluve, duhet të kalojnë filtrat e kritereve

0
87

Të gjithë kandidatët që aspironin për tu bërë punonjës policie për herë të para i janë nënshtruar një testi psikologjik.

Janë rreth 800 aplikantë që iu nënshtruan këtij provimi në Akademinë e policisë së shtetit.

Sipas të dhënave në pyetje u përfshinë ushtrime ose detyra në lidhje më mënyrën se si një person mendon, ndien apo vepron në situata tensioni apo stresuese.

Ky provim u zhvillua për dy javë ku sipas burime të paktën 50 aplikantë nuk e kanë kaluar testin, duke e bërë të pamundur regjistrimin e tyre ne akademi të policisë.

Një tjetër risi këtë ishte edhe marrja e një dëshmie penaliteti nëse je apo jo nën hetim nga prokuroria e posaçme SPAK.