“The Brave”, filmi kushtuar Lazaratit “pushton” kinematë italiane

0
103

“The Brave”, filmi kushtuar Lazaratit, ka nisur të shfaqet në kinematë italiane. Më konkretisht nga 6 tetori, në sallat e UCI Cinemas, në qytetet më të mëdha italiane.

Filmi vetëm është frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit, kryeqendra shqiptare e drogë, dhe ka plot referenca të situatave që kanë ndodhur në atë fshat.

Regjisori William Kaufman dhe skenaristi i filmit Marco Balsamo janë amerikanë, dhe “para se të ndërtonin ngjarjen kanë shëtitur Shqipërinë dhe kanë vizituar madje edhe Lazaratin”, sipas fjalëve të producentit Mark Crawford.

William Kaufman njihet për një seri filmash aksion ku ka patur edhe aktorë të mëdhenj amerikanë si fituesi i çmimit OSCAR, Cuba Gooding Jr. apo i famshmi Dolf Lundgreen.

Ndërsa, Armand Assante dhe Louis Mandylor, janë 2 nga aktorët e Hollivudit që janë bashkuar me 3 nga aktorët më të mëdhenj rusë, Ravshana Kurkova, Yuriu Kutsenko dhe Ivan Makarevich, si dhe aktorët e njohur shqiptarë, Bes Kallaku, Vin Bejleri dhe Mensur Safqiu./abcnews.al