The Sun: Qeveria britanke ka paguar 1.2 mln paund për përkthyesit e shqiptarëve që janë në burg

0
89

Qeveria britanike ka paguar 1.2 milion £ në vitin e kaluar për përkthyesit e shqiptarëve të arrestuar atje. Kjo shifer eshte dyfishuar nga 507,000 paund në 2017. Kështu e nis artikullin e tij ‘The Sun’ që vë sërish në shënjestër shqiptarët e përfshirë në trafikun e drogës në Britaninë e Madhe.

Sipas këtij tabloidi, bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të përfshira në trafikimin e njerëzve, ndërsa numri i tyre në burg aktualisht në Angli dhe Uells është 1500, nga 727 që ishte në vitin 2017.

Në gusht doli se numri i kalimeve nga Franca ishte rritur, ku në 10 emigrantë të paligjshëm, 6 ishin shqiptarë.

Banda ‘Hellbanianz’ me bazë në Londrën Lindore ka postuar video që tregojnë një mori parash dhe makinash. Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milionë paund për përkthyes vitin e kaluar, një hap i madh nga 16 milionë £ e një viti më parë.

Po ashtu në artikull thuhet se shumica shkuan te polakët , 3.2 milionë funte nga 2.8 milionë paund pesë vjet më parë. Kujtojmë se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë. Ndërkohë, për shtetasit rumunë janë dashur 2.7 milionë paund, për lituanezët 805,000 paund dhe rusët 594,000 £.