Në emisionin e sotëm “ Me Zemër të Hapur” po trajtohet sërish historia e rëndë në Fier, ku Xhuliano Miho vrau bashkëjetuesin e bashkëshortes Xhimi Bakaj. Teksa nëna e autorit të vrasjes kujdeset që tja hedhë fajin vajzës, në një lidhje telefonike live ajo u përball edhe me ish nusen e saj.
Teksa nëna e autorit shprehet se ishin përpjekur që ta qetësonin situatën, por autori dhe viktima shpesh herë janë përplasur, edhe policia nuk ka marrë masat e duhura. Ndërkohë që 27-vjeçarja, shprehet se për çdo gjë që thuhet ajo ka fakte dhe regjistrime kundër autorit, sepse ky i fundit i ka shantazhuar, kërcënuar dhe paralajmëruar për ngjarjen.