Thesaret e Akacias dhe Mjalti i Saj i Artë që Ju Mbush me Energji

0
43

Mjalti i akacias është nga mjaltet më të mirë, tregojnë ekspertët.

Sipas tyre, ky mjaltë është thesar i vërtetë për dy arsye të thjeshta.

Ai është nga të vetmit që nuk shkakton asnjë lloj reagime alergjik dhe arrin të kristalizohet shumë ngadalë.

Nëse përllogarisni edhe vlerat kundër mikrobeve, përmbajtjes së ulët të polenit, aftësive shëruese, efektin energji-sjellës dhe antioksidantët, atëherë mbani në dorë një produkt jashtëzakonisht të shëndetshëm dhe një kurë fantastike mjekësore.

Si përfitohet mjalti Akacias? 

Mjalti i akacias përftohet nga poleni i luleve të pemës së akacias me emrin botanik Robinia pseudoacacia, e cila është shumë nga pemët më popullore në Shqipëri.

Mjalti i luleve të akacias ka ngjyrë të verdhë të çelët thuajse të tejdukshme. Ai është i trashë dhe i njëjtrajtshëm si lëng.

Shija e mjaltit është e ëmbël me nuancë lulesh që nuk e ndryshojnë shijen e pijeve apo ushqimeve të tjera ku shtohet dhe përdoret.

Lexoni më poshtë disa prej vlerave më të rëndësishme të mjaltit të luleve të akacias të sjella nga AgroWeb.org.

1) Parandalon zhvillimin e organizmave që shkaktojnë sëmundje

Mjalti i akacias, por edhe mjalti në përgjithësi, e pajis organizmin me një mburojë natyrale kundër mikro-trupave që shkaktojnë sëmundje.

Studimet thonë se mjalti lufton mikrobet në mënyrë natyrale, por mjalti i akacias është i rekomandueshëm për shkak të aciditetit dhe pehazhit të ulët në vlerën 3,5.

Këto karakteristika parandalojnë zhvillimin e baktereve, ndaj ngrënia e mjaltit ndihmon në trajtimin e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes.

Për më tepër, nëse përdorni këtë mjaltë në fashot sterile madje e vini mbi plagë në lëkurë, do të përshpejtoni shërimin e këtyre dëmtimeve.

2) Nuk shkakton reagime alergjike

Lulet e akacias prodhojnë më pak polen në krahasim me lulet e tjera të preferuara të bletëve.

 

Sasia e kufizuar e polenit është një nga arsyet përse mjalti i akacias shkakton më pak reagime alergjike.

3) Kristalizohet ngadalë

Në ndryshim nga produktet e tjera, mjalti i akacias kristalizohet krejtësisht ngadalë.

Kjo do të thotë që mjaltin e akacias mund ta përdorim për sa kohë të dëshironi pa u shqetësuar se do të forcohet dhe as që do të bëhet i vështirë për t’u përdorur pas një kohe të caktuar.

4) Këshillohet për hipogliceminë

Ky mjaltë jep shumë energji sidomos kur nuk keni kohën e mjaftueshme për t’u ushqyer siç duhet.

Një lugë gjelle me mjaltë akacie ofron një shpërthim energjie që zgjat 15-25 minuta dhe jep dinamizmin që duhet nëse si pasojë e mosushqimit bie sasia e sheqerit në gjak.

5) Zëvëndësues i shëndetshëm i sheqerit të përpunuar dhe ëmbëlsuesve të tjerë

Nëse preferoni çajin, lëngun e ëmbël të perimeve, krepat ose petullat e ëmbla, atëherë përdorni mjaltin, veçanërisht atë të akacias.

Ai përmban antioksidantë dhe enzima të veçanta të cilat trupi ynë i tret më shpejt në krahasim me alternativat e tjera.

Për më tepër, falë përmbajtjes së lartë të fruktozës (45%) mjalti i akacias rekomandohet për pacientët e diagnostikuar me diabet të tipit 2.

Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me një mjek specialist në rast se vuani nga diabeti dhe dëshironi ta përfshini mjaltin në ushqimet tuaja.

Përfundimi

Ngrënia e mjaltit të akacias në mënyrë të rregullt është një zakon i shëndetshëm ushqyerje, por kjo vlen vetëm nëse konsumoni mjaltë të cilësisë së lartë, të pastër dhe të papërpunuar.

Mos harroni që nxehtësia përtej 42 gradë celsius mund të ndryshojë vlerat dhe aftësitë për të luftuar mikrobet, duke e bërë këtë mjaltë më pak të dobishëm për ne.

Mjaltin e akacias e gjeni tek bletërritësit artizanalë shqiptarë duke u siguruar më parë për besimin tek cilësia e tyre. /AgroWeb.org