Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari

0
223

DVP Vlorë

Finalizohet nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Befasia”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari dhe bashkë me të, edhe një shtetas tjetër që nuk ka kallëzuar krimin.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti.

Në vijim të punës intensive për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe ndalimin e shtetasve që shmangin detyrimet ndaj masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Sh. Z., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

• M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Shtetasi Sh. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ndodhej edhe shtetasi M. D.

Gjatë kontrollit të shtetasit Sh. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

GEAR Sh.p.k