Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vaut të Dejës për përndjekje.
Sipas policisë, 39 vjeçari është kallëzuar nga ish bashkëshortja e tij se e ka përndjekur dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes duke iu afruar banesës së prindërve të saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin 39 vjeç, banues në Bërdicë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij, se ky shtetas e përndjek dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke iu afruar banesës së prindërve të saj.”, njofton policia./abcnews.al