Thikë në zemër për një vajzë, nëna e 28-vjeçarit të vrarë në Elbasan: Të veprojë drejtësia, ose unë

0
331

Tre ditë, pasi i biri iu vra me thikë në zemër duke mbrojtur të vëllanë, për ngjarjen e rëndë në Elbasan ka reaguar nëna e 28 vjeçarit Florenc Kovaçi. Ajo kërkon që drejtësia të veprojë ndaj Ardit Hidës, të arrestuar si autor, ose në të kundërt thotë se do të jetë ajo vetë. Fajtore për ngjarjen, ajo bën motrën e autorit.

Nëna e Florenc Kovaçit që u vra me thikë në zemër në Elbasan, duke mbrojtur vëllanë  kërkon që drejtësia të veprojë ndaj Ardit Hidës, të arrestuar si autor, ose në të kundërt thotë se do të jetë ajo vetë.

“Unë dua të drejtën e çunit, ai të kalbet në burg, këtë dua unë. Ai gjallë nuk rri.”

Sipas saj molla e sherrit, ishte motra e 24 vjecarit, ndaj të cilës nuk I kursen akuzat dhe fjalët e rënda si shkaktare të tragjedisë.

“Ky s’ka pasur kontakt fare me atë, ikte që në orën 05:00, vinte në orën 15:00 në shtëpi, flinte një orë gjumë, pinte kafe e vinte në shtëpi. Po çfarë ka bërë ai tjetri unë nuk e di. Ajo pinte drogë, ishte e droguar.”

Në gjendje të rënduar, tregon amanetin e fundit të djalit të  madh.

“Te dera e spitalit më kapi në qafë “Amanet çunin” tha, për vëllain, dhe “amanet gocën.” Do më jepte përsëri amanet, por nuk foli më.”

Sherri që përfundoi në vrasje me thikë ndodhi mbrëmjen e 5 Nëntorit.

Florenci Kovaçi dhe vëllai nga babai, Mikeli 19 vjeçar u goditën me thikë nga Ardit Hida 24 vjeç, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Në Polici, i riu pranoi autorësinë e krimit, për të cilin këtë të hënë do të njihet me masën e sigurisë.