Thirrja e mjekëve, kujdes nga goditjet e diellit! Mos dilni në orët e pikut!

0
2

Ardhja e menjëhershme e stinës së nxehtë ka rritur shqetësimet shëndetësore dhe urgjencat nga vapa. Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje popullatës, në zonat rurale dhe në qytete, të ruhen nga temperaturat e larta dhe goditjet e diellit, shkruan A2 CNN.

Veçanërisht të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna duhet të shmangin daljet në orët e pikut. Një thirrje e veçantë vjen për drejtuesit e mjeteve: pasi të parkoni, mos lini në makinë fëmijët dhe as të moshuarit.

Qëndrimi në temperatura shumë të larta do t’u rrezikonte shëndetin dhe jetën. Eugena Tomini, drejtuese e Institutit të Shëndetit Publik, këshillon popullatën për konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimeve të freskëta. Veshje të lehta dhe asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa një shishe ujë me vete. (A2