Thirrje për të shpëtuar jetë, 35-vjeçari nga Librazhdi ka nevojë për transplant veshkash

0
116

Një 35-vjeçar nga Librazhdi kërkon ndihmë për kryerjen e një transplanti veshkash. Katër vite më parë pësoi një aksident të rëndë dhe sot jetën e ka të lidhur me aparaturën e dializës.

Ky është Elton Poçi, 35 vjeç nga Librazhdi.

Një aksident automobilistik 4 vite më parë i shkaktoi pasoja të rënda shëndetësore.

Ka humbur shpretkën dhe veshkat i ka jashtë funksionit.

Prej vitit 2018 jetën e ka të lidhur me aparaturën e dializës.

“Bëmë aksident në Tiranë, shoku im ka ndërruar jetë dhe unë kam qëndruar mbi një vit në spital, pastaj kam arritur në dializë.”

Për të jetuar normalisht i nevojitet një transplant veshkash, por kostot e operacionit nuk i përballon dot.

“Ka ardhur mundësia, bëhet jashtë shtetit. Ka kosto të madhe, nuk e përballoj dot.”

Në gjendjen që ndodhet nuk mundet të punojë, ndërsa problemet shëndetësore po e rrënojnë ekonomikisht.

“110 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, organet si kam në trup.”

Kujtdo që mundet i bën thirrje për ndihmë për ti lehtësuar sado pak barrën që i ka sjellë sëmundja.

“Të më ndihmojnë sa të kenë dëshirë, Zoti ua shpërbleftë. Sado pak, për mua janë shumë.”

Nëse doni ta ndihmoni ky është numri i llogarisë: 

Thirrje për të shpëtuar jetë, 35-vjeçari nga