Sipas rezultateve të një studimi të fundit thjerrëzat dhe qiqrat na ofrojnë jetëgjatësi më të madhe.
Dr. Carlos Andres Zapata thotë nëse ne nuk konsumojmë bishtajore atëherë ka shumë mundësi të dëmtohet zemra.
“Unë kurrë nuk i lejoj pacientët e mi prediabetikë dhe diabetikë të kalojnë fruta ose bishtajore, si fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat. Arsyeja është se nëse i privojmë, u shkurtojmë jetëgjatësinë sepse ka më shumë mundësi që pa këto lëndë ushqyese të dëmtohen zemrat dhe veshkat e tyre.” tha mjeku.
Zapata shton se bishtajoret kontribuojnë në përfitimin zinkut i cili ka efekt parandalues të diabetit.
“Nëse doni të jeni të shëndetshëm, duhet të merrni zink çdo ditë, sepse përmirëson shëndetin e zemrës, redukton ditët e sëmundjes gjatë infeksioneve të frymëmarrjes. Burimi më i madh i zinkut janë arrat, bishtajoret dhe drithërat.” shtoi ai. Syri.net- bovary.gr.