Një alarm i është dhënë autoriteteve të policisë së fundmi në Greqi, pasi eshtra njerëzish u gjetën në Penteli në orët e para të së mërkurës.
Më konkretisht, një person duke ecur në mëngjes, i gjeti eshtrat te vendosura pranë spitalit të fëmijëve në Penteli.
Ai njoftoi menjëherë policinë. Në të njëjtën kohë, një antropolog mbërriti atje dhe mori eshtrat.
Nga dëshmitë e para duket se eshtrat janë me identitet dhe gjini ende të panjohur. Në të njëjtën kohë, oficerët e policisë që kanë marrë përsipër rastet janë duke kërkuar listat e personave të zhdukur dhe të vrarë në mënyrë që të hedhin më shumë dritë mbi rastin. /abcnews.al/