Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronaviusi në Indi po shkon drejt 7 milionëve. Në bazë të të dhënave në Worldometer, vendi aktualisht numëron 6,906,151 të infektuar. Brenda një ditë u regjistruan 70 mijë raste.
Po ashtu, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, rreth 106 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani si pasojë e COVID-19.
India radhitet e treta në botë për nga numri i viktimave, pas SHBA-ve dhe Brazilit, ndërsa për sa i përket bilancit të të prekurve ajo qëndron e dyta në rang botëror.
SHBA, nga na tjeër, numëron më shumë se 7.6 milionë raste nga virusi vdekjeprurës, bazuar kryesisht nga të dhënat e Universitetit John Hopkins.
Vendi ka të ngjarë që deri javën e ardhshme të arrij shifrën e tetë milionë të prekurve nga koronavirusi. Ndërkohë, numri i viktimave u rrit në 212 mijë duke e bërë atë njëherësh vendin më të goditur në botë nga pandemia.
Kurse, Brazili numëron 5 milion të infektuar dhe 149,034 viktima nga Covid-19. /abcnews.al/