Banorët e fshatit Gramzë kanë protestuar paraditen e sotme për gjendjen e mjerueshme të rrugës së fshatit.
Bëhet fjalë për 500 metra rrugë e cila lidh autostradën Thumanë-Kashar me aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë, në të cilën nuk është investuar kurrë.Protestuesit kanë bllokuar për 1 orë rrugën dhe kanë paralajmëruar protesta të tjera në ditët në vijim.


