I thyen krahun dhe këmbën, zbardhen detaje të reja për ngjarjen ku u dhunua drejtori i OSHEE në Lezhë

0
96

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dhunimin e drejtorit të OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca. Nga të veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme e që lidhet me detyrën, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe e kanë qëlluar me sende të forta.

Burimet bëjnë më dije për Fax Web se drejtorit të OSHEE i kanë thyer krahun dhe këmbën. Diçka e tillë vjen pas intensifikimit të kontrolleve të OSHË për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitorë.

Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karriere të gjatë pune pranë si inxhinier pranë këtij institucion