“Ti Dritan e kupton mirë kur e krahasojmë Berishën me Milorad Dodik”, Balla: Ta dëgjosh të flasë për korrupsion sikur djalli për biblën

0
143

Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me paketën e rezistencës sociale.

Balla tha se Berisha është mbetja e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Sipas tij është për të ardhur keq sesi personi që është shpallur non grada nga SHBA për korrupsion masiv, të vijë të bëjë moral për anti-korrupsion.

Balla: Të dëgjosh Sali Berishën të flasë për korrupsionin, është si të dëgjosh djallin të flasi për biblën, është si djalli të të flasë për besimin të dëgjosh Berishën që të flasë për anti-korrupsionin.

Thirrja ime për PD-në është që të mos e shndërrojnë PD-në në bunkierin e fundit komunist në Shqipëri. Berisha është mbetja e fundit e komunizimit në Shqipëri. Duroni për të vërtetat e mëdha që ndodhin.

Përsëri po jua them, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe koha do e tregojë sesa të drejtë kanë Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Në sajtin e Departamentit Amerikan do të shikoni se me kë është Berisha përbri. Homologu i tij është Dodik, ti Tritan e kupto mirë kur i krahasoj këto dy persona në listën e non gradave.