“Ti je gjenerali i një ushtrie që mendon se je gjallë”, Spiropali “përplaset” me Berishën në Kuvend, ish-kryeministri: Zonja pesëmilionëshe, mund edhe të përdorja një fjalor tjetër por goja ime frenohet…

0
128

Është shoqëruar me debate seanca e sotme parlamentare mes ish-kryeministrit Edi Rama dhe ministres Elisa Spiropali.

Kjo e fundit tha se Berisha është është gjenerali i ushtrisë së vdekur, por gjenerali i një ushtrie që mendon se ai është gjallë.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha tha se po frenmon gojën e tij, për arsye se ndodhet para një gruaje.

Spiropali: “Sali tre piramida kë ndërtuar në jetë, piramidat financiare, piramidat arsimore që bënë analfabet rininë dhe piramidat politike që në majtë të të cilave t’i nuk ngjitesh. Ti nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por gjenerali i një ushtrie që mendon se gjallë. Politikisht se kështu ju uroj që të rroni 100 vite.

Ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë. Ne duhet të shohim se si nuk duhet të jemi kurrë. Luli vjen këtu vonë, se zgjohet vonë nga gjumi dhe ikën herët se do gjumë prapë. Edhe 7 jetë, nuk e mund dot PS, dhe Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, ka bërë para. Sa për energji, ia merr atij që vjen në 12 dhe ikën në 12:30.

Të dëgjova dhe jashtë që flisje për amnistinë e kanabisit, dhe dikur flisje si krenar. Nuk mbajte kurrë përgjegjësi. Edhe hija jote i tremb sot, jo më prezenca jote në qeveri kur ishe në qeveri. Ata që ishin aty ishin të tutë dhe me ta mbroje të tutë. Nuk the asnjë fjalë për raportin e DASH. I ikën si djali temjanit këtyre raporteve. Ne i lexojmë me laps dhe letër këto raporte.”, tha Spiropali

Berisha: Vij këtu se kam një organizatë kriminale, të vërtetë, që ka përdorur cdo ditë e muaj të pushtetit për të plackitur pasuritë e qytetarëve shqiptar. Vetëm në afern e fundit ka plackitur 430 milionë euro. Vij këtu për të qëndruar karshi jush e per tju treguar se cfarë shkalle inkriminimi keni.

Zonja që foli, zonja pesë milionëshe nuk hyn në anëtarët e mëdhen jtë organizatës por hyn si anëtar ndaj edhe ju keni të drejt të dilni, të shani më gjuhë ordineri, jo se fjalori më mungon të iu them një për një por goja ime frenohet para një zonje.

Spiropali: Pse shqetësoheni, si ministre për marrëdhënien me parlamentin, më ka rënë taksirati që të merren me deputetin, e dini shumë mirë ju si i ndërsen ai njerëzit që të fyejnë gratë.

Ajo që është edhe më e rëndë, është se ai mendon se ka jetë përtej partisë që mori në qafë për të, nuk ka jetë për të, zero, nuk ka njeri me dy pare mend që e voton Sali Berishën për atë që ka bërë. Ka pasur dhe ka gojën më të ndyrë që ka pasur ndonjëherë një politikan në të gjithë shqiptarinë.