Tirana International Airport njoftoi sot se 3 fluturime janë të konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme.
Sipas TIA-s fluturimet janë janë Aegean Airlines – fluturimi për në Athinë dhe kthim: Air Albania – fluturimi për në Frankfurt dhe kthim: Austrian Airlines – fluturimi për në Vjenë dhe kthim.
TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Po ashtu kërkon respektimin e protokolleve e higjenës të mirtuara për udhëtim.
TIA rikujton pasagjerët se maskat janë të detyrueshme.
“Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU”, bën të ditur TIA.
Atsh