Menjëherë pasi u mësua lajmi se Lionel Messi, kishte kërkuar largimin nga Barcelona, pati një mobilizim të tifozëve në periferi të stadiumit Camp Nou, të cilët nuk kërkuan vetëm që“Pleshti” të qëndronte në ekip, por edhe dorëheqjen e presidentit të klubit, Bartomeu.
Sipas informacioneve të publikuar nga shtypi spanjoll, brenda stadiumit, në të njëjtën kohë, drejtuesit e Barcelonës ishin duke u takuar për të përcaktuar përgjigjen ndaj vendimit të Messit.
Për më tepër, përmes rrjeteve sociale, grupe të ndryshme të klubit thirrën një marshim të ri drejt stadiumit ditën e sotme, për të insistuar në largimin e Bartomeu dhe vazhdimësinë e Leo.
© SYRI.net