Tifozët e Juventusit i kanë nisur talljet në drejtim të Cristiano Ronaldos pasi Manchester United dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.
Legjenda kërkoi një transferim në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, duke rënë dakord përfundimisht me gjigantët e Old Trafford, transmeton Gazeta Express
Humbja e mbrëmshme 4-0 ndaj Brighton do të thotë se Manchester United matematikisht nuk mund të kualifikohet në Champions League në sezonin 2022-23.
Natyrisht, kjo shkaktoi tallje në internet nga mbështetësit e Bianconerëve, të cilët tashmë e siguruan Champions Leaguen një muaj më herët.
Memet përfshijnë: “Kur largohesh nga Juventusi për të fituar Ligën e Kampionëve dhe më pas as nuk kualifikohesh”, dhe “Fytyra që bën Cristiano Ronaldo sezonin e ardhshëm kur shënon një hat-trick në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës kundër Craiova”.
Pati ofendime ndaj motrës së Ronaldos, e cila kishte qenë kaq kritike ndaj Juventusit gjatë muajve të fundit të kohës së tij në Torino.
“Ky është ekipi i madh që vëllai i saj e meritonte???”
Hidhërimi ndaj CR7 për mënyrën se si ai u largua nga Juve në javët e fundit të verës, duke mos u dhënë atyre kohë për t’u përshtatur me ndryshimin masiv, vazhdon.
“Ai na la në **** për t’iu bashkuar klubit në mesin e nivelit të lartë evropian që është në një gjendje edhe më të keqe se ne. Shijoje Europa League, Cristiano.”
Megjithatë, kishte edhe trishtim për një mundësi të humbur, sepse Ronaldo nuk besonte në skuadrën e Max Allegrit.
“Ne jemi në Ligën e Kampionëve dhe ju jo… Mund të kishit qëndruar edhe një vit… dhe Scudetto do të kishte qenë e jona.”
Disa tifozë të Juves arritën të tallen me të dyja situatat e dy klubeve.
“Ah Cristiano, me ne të paktën do të kishit luajtur në 1/8 e Ligës së Kampionëve”.
/Gazeta Express/