Tigan dhe patëllxhanë në kokë, “moda” e Elton Ilirjanit

0
185

Pas suksesit në Javën e Modës në New York dhe Londër, Elton Ilirjani paraqet dy veshje unike në Soho.

Veshje të modës konceptuale, një pardesy për pranverë – verë dhe xhaketë pranverë – verë 2024. Veshjet konceptuale ishin gjetjet e stilistëve kinezë të prezantuara në Hong Kong dhe Shanghai. Veshja e parë shoqërohej nga një aksesor në kokë, një tigan me vezë të skuqur dhe veshja e dytë xhaketë me një prerjë provokuese blu në pjesën e pasme dhe në koke një aksesor i çuditshëm: një patëllaxhan.

Modeli prej vitesh bashkëpunon me stilistë konceptualë që pas dy sezonesh paraqiten nga stilistët komercialë nëpër pasarela. Ndoshta në verën e vitit 2025 do të vendosim tiganë me vezë të skuqura apo patëllxhanë në koke si aksesorë?! Gjasat janë për po, sepse veshjet xhaketë të prezantuara nga Ilirjani dy vite më parë nga stilistet koreane këtë sezon u hasën të prezantuara nga firma si Balenciaga dhe Area.