Tik Tok merr vendimin e fortë për të miturit dhe adoleshentët

0
2

Të miturit dhe adoleshentët  së shpejti do të përballen me kufizime të rrepta në përdorimin e filtrave të bukurisë në TikTok.

Sipas The Guardian, brenda javëve të ardhshme përdoruesit nën moshën 18 vjeç do të bllokohen nga mundësia për të modifikuar tiparet e tyre me filtra që zmadhojnë artificialisht sytë, përmirësojnë buzët ose ndryshojnë tonin e lëkurës.

TikTok i njoftoi këto ndryshime gjatë një forumi sigurie në zyrat e tij evropiane në Dublin. Këto ndryshime vijnë në përpjekje për të trajtuar ankthin e tyre në rritje dhe rënien e vetëbesimit.

Presioni dhe pasojat psikologjike

Kufizimet vijnë pasi rriten shqetësimet se filtrat e bukurisë, të ofruara nga TikTok ose të krijuar nga përdoruesit, po u bëjnë presion adoleshentëve, veçanërisht vajzave, për të arritur një pamje “perfekte”, me pasoja negative emocionale. Shumë të rinj janë shprehur se pas përdorimit të filtrave ndjejnë se fytyra e tyre natyrale është e shëmtuar.