Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një reportazh vendimit të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për mbylljen e Tik Tok në Shqipëri, si masë kundër nxitjes së dhunës mes të rinjve, pas vrasjes tragjike të nxënësit 14-vjeçar pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Vendimi që pritet të miratohet e hyjë në fuqi në vijim mbështetet kryesisht nga prindërit, që e shohin këtë aplikacion si nxitës të konflikteve mes të rinjve kryesisht.
Por përfaqësues të opozitës, grupe të drejtash dhe pronarë biznesesh thonë se kërcënon tregtinë dhe lirinë e shprehjes përpara zgjedhjeve të majit.
Ergus Katiaj, është një prej atyre që thonë se TIK TOK e përdor për biznes.
Aktivistë dhe grupe të të drejtave, e cilësojnë një precedent të rrezikshëm, ndërsa kanë paralajmëruar edhe hapa për ta kundërshtuar vendimin e qeverisë.
Opozita në anën tjetër e sheh vendimin për mbylljen e tik TOK një goditje direkte nga kryeministri, ose vrasje të paralajmëruar, siç e kanë cilësuar përfaqësues të ndryshëm të saj.
Kryeministri Rama këmbëngul se masa vetëm synon të mbrojë të rinjtë. “Reuters” thekson se aplikacioni “TikTok” është ndaluar plotësisht dhe pjesërisht në të paktën 20 vende, mes të cilave Franca, Gjermania e Belgjika, kjo për shkak të shqetësimeve lidhur me video të papërshtatshme ose çështje sigurie të kompanisë me bazë në Kinë.