TikTok arrin 1 miliard përdorues aktivë mujorë

0
214

TikTok njoftoi se ka kaluar 1 miliard përdorues aktivë globalisht.

“Më shumë se 1 miliard persona në mbarë botën vijnë në TikTok çdo muaj për t’u argëtuar, ndërsa mësojnë, qeshin ose zbulojnë diçka të re. Ne jemi të nderuar të jemi një shtëpi për komunitetin tonë jashtëzakonisht të larmishëm të familjeve, bizneseve të vogla dhe krijuesve, të cilët shndërrohen në yjet tanë të preferuar”, njoftoi kompania në një deklaratë.

TikTok, që është pjesë e kompanisë kineze ByteDance, ka raportuar një rritje të përdoruesve gjatë viteve të fundit, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19.

TikTok kishte rreth 55 milionë përdorues globalisht deri në janar 2018, një numër që u rrit në 271 milionë deri në dhjetor 2018 dhe 507 milionë deri në dhjetor 2019.

Në korrik 2020, TikTok raportoi afro 800 milionë përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën, pas më pak se katër vjetësh ekzistencë.

Rritja është mbresëlënëse duke marrë parasysh faktin se administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump po planifikonte të ndalonte aplikacionin, nëse ByteDance nuk e shiste atë në një kompani amerikane.

Ndërkohë, administrata e presidentit Joe Biden i ka lejuar kompanisë të vazhdojë operacionet në SHBA./ /ervo/