TikTok, fraktura te fëmijët/ Të miturit imitojnë “sfida e superman”, shqetësim për prindërit e mësuesit

0
2

Nga kurioziteti, por dhe padija për atë që mund ti ndodhte kjo nxënëse e klasës së pestë në një prej shkollave të Tiranës merr pjesë në lojën e rrezikshme që po luanin moshatarët në orën e fiskulturës.

Bëhet fjalë për sfidën e Supermen ku fëmijët përpiqen të kopjojnë aftësitë mbinjerëzore të personazhit të filmave. 10 vjeçarja pati fat e nuk u dëmtua.

Nxitur nga tik tok sfida e rrezikshme është përhapur në shkollat e vendit duke bërë që shumë fëmijë të përfundojnë me fraktura.

Mësues të shkollave në Tiranë kanë njoftuar prindërit të tregojnë kujdes ndaj fëmijëve lidhur me këtë sfidë, por psikologët apelojnë për bashkëpunim mes palëve dhe angazhim konkret për të ndihmuar të vegjlit.

Nën presionin e shokëve fëmijët janë të prirur ndaj sfidave të tilla. Shpjegimi i rrezikut që fshihet pas tendencave online sipas specialistëve duhet të jetë i vazhdueshëm për të vegjlit./abcnews.al