Tirana, ecën e sigurt drejt titullit, 3 gola Vllaznisë

0
287

Ditën e sotme u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi” ndeshja e javës së 30-të e Kategorisë Superiores mes Tiranës dhe Vllaznisë, me bardheblutë që ecin të sigurt drejt titullit.

Bardheblutë siguruan një fitore ndoshta më të thjeshtë nga sa e prisnin, me rezultatin e pastër 3-0.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 62 pikëve (9 pikë më tepër se Kukësi), duke pritur e qetë ndeshjen që Kukësi do të luajë me Laçin.  Vllaznia me këtë humbje ndërlikon pozitat e saj, duke mbetur në zonën “Play-out”.

real news