Në “Niko Dovana”, Tirana dhe Elbasani barazuan 1-1, në një ndeshje mjaft të luftuar. Në minutën e pestë, Musta provoi befasinë nga goditja e këndit, por topi shkoi jashtë.
Në minutën e 13-të, festë e madhe te bardheblutë, me ekipin e Bledi Shkëmbit që kalon në epërsinë. Pas një rrëmuje në zonë, Zharmuni përfitoi në maksimum, duke dërguar dopin në rrjetë nga fare pranë portës.
Kryeqytetasit patën shansin ideal për të kaluar në epërsi të dyfishtë, nëse Ndreca do tregohej i saktë nga një penallti në lëvizje.
Tirana e filloi mirë pjesën e dytë. Zharmuni tentoi nga një pozicion i vështirë, por gjuajtja nuk pati forcën e duhur.
Për të ardhur te goli i barazimit, skuadra nga Elbasani vendosi ekuilibrat (73’), pas një koordinimi perfekt të Mustës me kokë.
Pas fitores ndaj Bylis, Tirana kështu barazon dhe shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e parafundit. Elbasani është në vendin e pestë me 29 pikë. Ky ishte takimi takimi i fundit i javës së 23-të të kampionatit.
(J.S/BalkanWeb)