Tirana kampione e Shqipërisë për të 26-tën herë, pasi mposhtë me rezultatin 2-1 Partizanin në derbi. Një hakmarrje për atë që ndodhi tre vite më parë në “Selman Stërmasi”, kur “Demat e kuq” bënë të njëjtën gjë.
Partizani e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në minutën e shtatë me anë të Tedi Carës, i cili goditi jashtë kuadratit. Nuk vonoi shumë të zhbllokohej ndeshja, pasi Skuka me një roveshatë shtangu portierin Bekaj.
Festë e madhe te të kuqtë, por që nuk zgjati shumë. Taulant Seferi arriti ta barazonte ndeshjen pas shtatë minutash. Në fundin e pjesës së parë Skuka dhe Mala iu afruan golit të avantazhit, por nuk ia dolën dot.
Tirana e nisi në mënyrë fantastike pjesën e dytë, me Enur Totren që shtangu portierin Alban Hoxha. Në sulm Partizani më pas, me Skukën që goditi me kokë topin ngjitur me shtyllën.
Pak minuta më pas Hamiti dha një penallti, por VAR shpëtoi Tiranën. Në minutat në vazhdim pati luftë të fortë sportive dhe një gol të Seferit në pozicion jashtë loje, por jo ndryshim rezultati. Me këtë fitore Tirana kishte të drejtën të festonte titullin kampion.
Partizani-Tirana 1-2
Skuka 20’ / Seferi 27’, Totre 47’