Menjëherë pas firmës së tre lojtarëve afrikanë, Tirana mund të afrojë një lojtar të katërt. Bëhet fjalë për sulmuesin Riçard Danso. Është vetë menaxheri Hektor Çomo që konfirmon një fakt të tillë.
Sipas asaj që bëhet e ditur, mes palëve shumë shpejt do të ketë një firmë. Danso është një lojtar shumë i mirë dhe këtë e ka treguar në Premier League-n e Ganës. Ai gjithashtu ka luajtur për U-17 dhe U-20-ën ganeze, madje pjesë e skuadrës së Botërorit të 17-vjeçarëve në 2017-ën.
Sezonin e fundit ai ka luajtur i dhënë borxh në USL League One me ekipin North Texas SC, duke u aktivizuar 12 ndeshje, shënuar dy gola dhe dhënë një asist. Nga ky lojtar pritet shumë, pasi ka vlerësime shumë të larta në Afrikë.
PANORAMASPORT.AL