Ditën e sotme Tirana do të jetë kryeqyteti i Bashkimit Europian, kjo pasi krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë samitin e radhës. Lufta në Ukrainë e ka kthyer çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së bllokut evropian, pas disa vitesh zvarritjeje e pengesash. Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit.
Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor,
-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;
– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;
-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;
-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;
-sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar;
-shtimi i bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor;
-heqja e “Roaming” me vendet e Ballkanit Perëndimor.