Një 28 vjeçare tentoi të kryente vetëvrasje pasi prej 8 muajsh përndiqej nga një 33 vjeçar informoi sot policia e Tiranës.
Vetë e reja, e identifikuar me inicialet S.SH kishte vendosur të bënte kallzëim në polici që çoi më pas në arrestimin e 33 vjeçarit.
” Shtetasi K.V e përndiqte duke e telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen” informoi policia e Tiranës.
Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”
Ora news