- Një infermiere në Tiranë është kërcënuar me armë nga një 38 vjeçar që vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni).
Qytetari e ka kanosur infermieren në ambientet e spitalit, me anë të një pistolete zhurmuese. Gjatë kontrollit të shtëpisë, atij iu gjetën 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak).
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni) pasi në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit. Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë”, thotë policia.