Tiranë/ Aksidentoi 3 makina dhe u “zhduk” nga vendngjarja, vihet në pranga 24-vjeçari nga Hasi

0
93

Policia i Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar shoferin që aksidentoi mbrëmjen e djeshme në “Komunën e Parisit” 3 automjete duke lënë në plagosur 4 persona.

Pas aksidenti shtetasi A.Q, 24 vjeç, banues në Has u arratis nga vendi i ngjarjes.

Personat e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

– A. Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, ka goditur 3 automjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.r.t/abcnews.al