Tiranë: Dy aksidente brenda 15 minutash, një nga makinat përplasi 8 vjeçarin dhe u largua

0
274

Dy aksidente u shënuan brenda 15 minutash në Tiranë, ditën e sotme. Njëri në rrugën  “Bardhyl” tjetri në rrugën “Siri Kodra”. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi I një motori dhe një fëmijë vetëm 8 vjec. Fatmirësisht dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Foto: Ilustruese)

/Ora News