Tiranë, eksploziv makinës së prokurorit Arjan Muça

0
211

Një automjet ka shpërthyer në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një lënde eksplozive të vendosur në parakolpin e makinës tip “Mercedes Benz A Class”.

Makina është në pronësi të prokurorit Arjan Muça. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Policisë Tiranë Rebani Jaupaj, i cili shtoi se nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

Aktualisht po kryhen veprimet, mjeti ka dëmtime në pjesën  e përparme., Makina përdoret nga ky prokuror. Prej një periudhe 2 vjeçare çdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Ska dëmtime në njerëz dhe as të mjeteve të tjera. Ska shpërthim të makinës dhe të ketë dëmtime dhe në automjete të tjera. Është një shpërthim që ka ndodhur vetëm në pjesën e përparme të makinës. Ska pasur asnjë person  aty afër”, u shpreh kryepolici i kryeqytetit.

Dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shpërthimi ka ndodhur pranë parkimit të një qëndre tregtare, ndërsa kujtojmë se, Arjan Muça është bashkëshorti i Gentjana Muçës, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës, raporton Ora News.

Arjan Muça bën pjesë në grupin e 6 prokurorëve të komanduar pranë KLP
dhe merret me raportet të vlerësimit të prokurorëve për KPK.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Informacion paraprak

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.

shperthimi i makines se prokurrit ne kristal center

shpethim