Tiranë, hidhet nga kati i 5-të, humb jetë 28-vjeçarja

0
153

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë.

Një 28-vjeçare në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte.

Nuk dihen se cilat kanë qenë arsyet që e kanë çuar drejt këtij akti ekstrem 28-vjeçaren.

Ora tv

“Më datë 29.01.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

(Foto ilustruese)