Tiranë: Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës, arrestohet 41 vjeçari

0
118

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kishte kthyer lokalin e tij në një vend të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin e tij në flagrancë.  Mbi të rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Sipas njoftimeve paraprake i arrestuar është shtetasi me inicialet M. Sh banues në Tiranë.

Ndërkohë është proceduar penalisht shtetasi J. H., 25 vjeç për moskallëzim krimi.