22 C
Elbasan
Ballina KRONIKË Tiranë: Nuk iu bind urdhrit, polici vret 25-vjeçarin pranë derës së shtëpisë

Tiranë: Nuk iu bind urdhrit, polici vret 25-vjeçarin pranë derës së shtëpisë

0
236

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Laprakës në Tiranë ku një 25 vjeçar është qëlluar për vdekje nga një polic.

Sipas policisë, 25 vjeçari Klodian Rasha, nuk i ështe bindur urdhërit për të ndaluar madje është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që si fillim i është dukur si armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 01:45 të 8 dhjetorit.

Ora 07:00 Policia: Nuk u ndalua dhe iku me vrap

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta. Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri” informoi policia në një deklaratë për median të lëshuar rreth orës 03:30 të 8 dhjetorit.

Sipas policisë rruga ka qenë pa ndriçim e polici e ka qëlluar të riun i cili ka ndërruar jetë në spital.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Tags