Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një postë në zonën e Astirit në Tiranë.
Autorët pasi kanë marrë një sasi lekësh që ishin mbi banak, të armatosur janë larguar me një motor.
Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona dhe janë larguar në drejtim te ish-doganës.
Motori i autorëve të vjedhjes është identifikuar dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.
Ora News