Juventusi ngriti lart trofeun e nëntë radhazi të Seria A mbrëmjen e djeshme, me bardhezinjtë që konfirmohen sërish si ekipi më i mirë në Itali. Edhe pse u mposhtën 1-3 nga Roma, e gjitha festa ishte për ta në “Allianz Arena”.
Një nga personat më të lumtur për këtë arritje është Cristiano Ronaldo, i cili postoi dy foto në “Instagram” pas ndeshjes. Fotoja e parë ishte me ekipin, ku portugezi i dedikoi dhe disa fjalë. “Jam shumë i lumtur që kam fituar 2 nga 9 titujt e fundit që Juventusi i ka fituar radhazi.
Duket e lehtë, por nuk është aspak. Vit pas viti me talent, përkushtim si dhe me shumë punë, ti mund të arrish objektivat dhe të bësh më mirë se më parë. Tashmë objektivi është titulli i tretë”, shkruan CR7.
Ndërsa postimi i dytë ishte një foto e tij me trofeun, ku 35. vjeçari duket shumë i lumtur. “Një më shumë. Ky nuk është aspak një ves i keq”, shkruan ai poshtë fotos. Ronaldo ishte në një formë të shkëlqyer këtë sezon dhe plot 31 gola në Seria A. Tashmë e ka radhën Championsi, ku Juventus pret Lyonin në shtëpi. “Zonja e Vjetër” duhet të përmbysë rezultatin 1-0 të sfidës së parë për të avancuar në çerekfinalet e kompeticionit europian. /abcnews.al
&nbs