GRAMSH – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gramsh pranë fshatit Kushovë.
Një makinë në të cilën udhëtonin dy të rinj ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë janë dëmtuar një vajzë dhe një djalë. Fatmirësisht ata raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/.