Tjetër goditje për Putinin, Kanadaja ndalon importin e naftës ruse

0
172

Kryeministri kanadez Justin Trudeu deklaroi sot ndalimin e importit të naftës ruse duke thënë se të ardhurat nga nafta kanë ndihmuar për të mbështetur Presidentin Vladimir Putin dhe oligarkët rusë.

 “Sot, ne po shpallim ndalimin e të gjitha importeve të naftës së papërpunuar nga Rusia, një industri nga e cila ka përfituar shumë Presidentin Putin dhe oligarkët e tij”, tha Trudeau në një konferencë shtypi.“Dhe ndërsa Kanadaja ka importuar shumë pak sasi në vitet e fundit, kjo masë dërgon një mesazh të fuqishëm,” shtoi ai.